FFK: Amir Rrahmani lë Kombëtaren e Kosovës, kthehet në Napoli

FFK: Amir Rrahmani lë Kombëtaren e Kosovës, kthehet në Napoli

Kapiteni i Kombëtares së Kosovsë në futboll, Amir Rrahmani, është kthyer në Napoli për shkak të lëndimit.

Ky njoftim është dhënë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Nuk dihet pse ai nuk ka qëndruar me ekipin kombëtar, ku është kapiten, për të dhënë mbështetje morale, shkruan Periskopi.

FFK thotë se te Napoli ai do të vazhdojë sanimin nga lëndimi.

Komunikimi i plotë:

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i Dardanëve, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit. Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me sanimin e lëndimit.

Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme.

Shpërndaje në: