Momenti i bukur kur lojtari i Real Betisit e dërgoi birin e tij te Messi po shkon viral përsëri
Lionel Messi është shndrruar në një futbollist të pavdekshëm gjatë kohës së tij te Barcelona.
Mund të thoni çka të doni rreth debatit për më të mirin mes tij dhe Cristiano Ronaldos, por nuk mund të mohohet se lavdia e tij në ‘Camp Nou’ është çështje legjendave, transmeton Periskopi.
Edhe nëse Messi i thotë lamtumirë gjigantit katalunas në fund të kontratës së tij këtë verë, e vështirë se do të mbetet ndonjë rekord që nuk e ka thyer në La Liga.
Sidoqoftë, nga të gjitha momentet e veçanta që ka dhuruar Messi në La Liga, nuk jemi të sigurtë nëse ndonjë prej tyre është më përmbushës se ai pas fitores 5-0 të Barcelonës kundër Real Betisit më 2018.
Kjo pasi pamje nga prapaskenat në një dokumentar të ‘Amazon’ rreth La Ligas, treguan momentin që ta ngrohë zemrën kur Andres Guardado i Betisit solli birin e tij, Maximo, te Messi.
Pasi iu afrua zhveshtorës së Barçës, gjashtë herë ‘Topi i Artë’ eventualisht doli dhe ndau një moment me të riun, i cili menjëherë e njohu idhullin e tij.
Ishte vërtetë një moment i veçantë që i riu Maximo kurrë nuk do ta harrojë dhe një që ka shkuar viral në Twitter përsëri këtë javë.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Throwback to when Real Betis player Guardado took his son to meet Messi ?❤️pic.twitter.com/O1dERFJyK4
— MC (@CrewsMat19) March 21, 2021