Përjashtimi: Aro Muric u rrah me bashkëlojtarin te kombëtarja e Kosovës, nuk shkeli masat ndaj pandemisë

Përjashtimi: Aro Muric u rrah me bashkëlojtarin te kombëtarja e Kosovës, nuk shkeli masat ndaj pandemisë

Burime të Periskopit kanë demantuar lajmin se Aro Muric ishte përjashtuar nga kampi i kombëtares shkaku i shkeljes së masave kufizuese kundër pandemisë. Ai mësohet se ka bërë veprim shumë më të tmerrshëm. 

Muric besohet se ka sulmuar njërin prej bashkë-lojtarëve të tij te kombëtarja e Kosovës, e që raportohet të jetë Edon Zhegrova.

Fillimisht ishte raportuar se përjashtimi kishte të bënte me shkeljen e masave të pandemisë, por Kosova nuk është mes vendeve që ndalon lëvizjen e lirë të qytetarëve, shkruan Periskopi.

Muric nuk dihet nëse do të mund të luajë në ndeshjen e nesërme kundër Lituanisë. /Periskopi 

Shpërndaje në: