U përjashtua pasi u rrah në Kombëtaren e Kosovës: Aro Muric po shpëtonte klubin e tij në Holandë

U përjashtua pasi u rrah në Kombëtaren e Kosovës: Aro Muric po shpëtonte klubin e tij në Holandë

Portieri i kombëtares së Kosovës, Aro Muric, u përjashtua nga kampi stërvitor i kombëtares së Kosovës për arsye disiplinore. Por, cila ishte forma e tij për ekipin në të cilin luan në Holandë.

Muric është i huazuar te Willem II nga ekipi i Manchester Cityt.

Ai ka pasur formë të lartë për ekipin elitar nga Holanda që po lufton për mbijetesë dhe ka qenë vendimtar në mbajtjen e ekipit një vend mbi zonën e largimit nga liga, shkruan Periskopi.

Burime të Periskopit kanë treguar se z.Muric është përjashtuar nga kampi për shkak se është rrahur me një futbollist të kombëtares

Ai ka pasur 7 paraqitje kampionale për ekipin e Willem II, ose më shumë se për çdo ekip tjetër ku ka luajtur deri tash.

Në pesë ndeshjet e fundit në Eredivisie, Willem dy ka arritur ta mbajë portën e paprekur në dy raste, derisa ka tubuar nëntë pikë.

Willem II tashmë është në vendin e 15 që garanton qëndrimin në ligën elitare të Holandës. /Periskopi

Shpërndaje në: