Përjashtohet nga kampi ylli i Kosovës, theu rregulloren diciplinore
Portieri I Kombëtares së Kosovës Arijanet Muric është përjashtuar nga ekipi kombëtar I Kosovës për arsye disiplinore, ka njoftuar FFK-ja.
“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore.”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Kosova nesër zhvillon ndeshje me Lituaninë (miqësore), para ndeshjes me Suedinë më 28 mars dhe kundër Spanjës më 31 mars.