SONDAZHI: As 15% e qytetarëve nuk mbështesin masat e rrepta që e mbyllin vendin
Në një sondazh të bërë nga faqja e Periskopit në Facebook para dy orësh [11:30 paradite, 23 mars] del se numri i njerëzve që mbështet masat kufizuese kundër përhapjes së pandemisë është poshtë 15 për qind.
Nga rreth 1 mijë e 900 persona që votuan duke shtypur njërin prej opsioneve të përcaktuara nga administratori i faqes, del se numri i qytetarëve që mbështesin masat e reja është mjaft i vogël.
277 persona kanë votuar se mbështesin mbylljen e vendit sërish me masat të rrepta kundër pandemisë.
Numri i personave që kanë votuar kundër është më i madh se 1 mijë e 600 sosh, përcjell Periskopi.
Kujtojmë që sot detyrën e ministrit të Shëndetësisë e mori Arben Vitia, në kohën e të cilit vendi ishte mbyllur krejtësisht dhe ekonomia kishte pësuar dëme të jashtëzakonshme. /Periskopi
Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë: A e mbështesni mbylljen e vendit sërish me masa të rrepta kundër pandemisë?
JO – ?
PO – ❤️Posted by Periskopi on Tuesday, March 23, 2021