Gjithë çfarë duhet të dini për hiperpigmentimin
Çfarë është hiperpigmentimi? Hiperpigmentimi nuk është domosdoshmërisht një gjendje, por një term që përshkruan lëkurën që duket më e errët. Këto shenja mund të ndodhin në copa të vogla, të mbulojnë zona të mëdha ose të ndikojnë në të gjithë trupin.
Ndonëse pigmentimi zakonisht nuk është i dëmshëm, ai mund të jetë një simptomë e një gjendjeje tjetër mjekësore.
Llojet e hiperpigmentimit: Ekzistojnë disa lloje të hiperpigmentimit, ato të zakonshmet janë melazma, njollat e diellit dhe hiperpigmentimi post-inflamator.
Melazma besohet të shkaktohet nga ndryshimet hormonale dhe mund të zhvillohet gjatë shtatzënisë. Zonat e hiperpigmentimit mund të shfaqen në çdo zonë të trupit, por më së shpeshti shfaqen në stomak dhe fytyrë.
Njollat e diellit kanë të bëjnë me ekspozimin e tepërt ndaj diellit me kalimin e kohës. Në përgjithësi, ato shfaqen si njolla në zonat e ekspozuara ndaj diellit, si duart dhe fytyra.
Hiperpigmentimi post-inflamator është rezultat i dëmtimit ose inflamacionit të lëkurës. Një shkak i zakonshëm i këtij lloji janë puçrrat.
Çfarë e shkakton hiperpigmentimin? Një shkak i zakonshëm i hiperpigmentimit është prodhimi i tepërt i melaninës. Melanina është një pigment që i jep ngjyrën lëkurës. Prodhohet nga qelizat e lëkurës të quajtura melanocite. Disa kushte ose faktorë të ndryshëm mund të ndryshojnë prodhimin e melaninës në trupin tuaj. Gjithashtu, disa ilaçe të kimioterapisë mund të shkaktojnë hiperpigmentim si efekt anësor. Shtatzënia ndryshon nivelet e hormoneve dhe mund të ndikojë në prodhimin e melaninës te disa gra.
Një sëmundje e rrallë endokrine e quajtur sëmundja Addison mund të prodhojë hiperpigmentim që është më e dukshme në zonat e ekspozimit në diell, siç janë fytyra, qafa dhe duart dhe zonat e ekspozuara ndaj fërkimit, siç janë bërrylat. Ekspozimi i tepërt ndaj diellit gjithashtu mund të shkaktojë një rritje të melaninës.
Si diagnostikohet dhe kurohet hiperpigmentimi? Një dermatolog mund të diagnostikojë shkakun e hiperpigmentimit. Dermatologët këshillojnë përdorimit e SPF-së 30 deri në 50.