Kombëtarja e Kosovës me rrotë në logo: Simbol i romëve apo i dardanëve?
Federata e Futbollit e Kosovës ka ndërruar sërish logon e saj derisa e ka prezantuar edhe me anë të një spoti.
Nuk dihet pse por duket se FFK ka vendos të nderojë veçanërisht komunitetin rom në Kosovë duke vënë në logo simbolin e saj, rrotën e drejtësisë.
Motivi pa dyshim se duket i mirë, duke kërkuar respektimin e grupit më të shtypur të pakicave në Kosovë, shkruan Periskopi.
Një rrotë të tillë e ka edhe India në flamurin e saj.
Sidoqoftë, një shpjegim tjetër mund të jetë edhe se FFK e ka lidhur një rrotë të tillë me simbolikën e diellit sipas mitologjisë ilire.
Megjithatë, se cili është shpjegimi i saktë i saj, kjo është e hapur për interpretim.