Metoda brutale e Tovërlanit për t’iu bërë ftesë futbollistëve që po e refuzojnë Kosovën
Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë tri ndeshje të rëndësishme në muajin mars, ku fillimisht e zhvillon një miqësore ndaj Lituanisë më 24 mars, e më pas e nis ciklin eliminator për Botërorin 2022, ku më 28 mars luan ndaj Suedisë dhe më 31 mars ndaj Spanjës.
Kurse, trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, e ka komentuar ‘fenomenin’ të cilët lojtarët nuk po pranojnë të luajnë për Kosovën.
“Është e thjeshtë, shkon i pyet: A po do me ardh me luajt për Kosovën? JO – ditën e mirë, shko luaj për Gjermaninë, Australinë etj!”.
“Është një shembull shumë i mirë nga lojtarët që luajnë te Gjermania. Ata thonë: ‘kur fitojmë jemi gjerman, kur humbasim, jemi turk’. Në këto vende, i huaji mbetët i huaj”, tha Tovërlani ne emisionin ‘Dueli Sportiv’.