Driton Kuka i drejtohet me mesazh ministrit të ri të sportit
Driton Kuka i ka uruar punë të mbarë Qeverisë së re të Kosovës dhe ministrit të ri të Sportit, Hajrullah Çeku.
Kuka përmes një postimi në “Facebook” ka uruar formimin e Qeverisë, derisa ka thënë se pret që ministri i Sportit të ndërtojë dhe avancojë politika në sport dhe të jetësohet përgjegjësia në federata.
Ministër në Ministrinë e Rinisë, Kulturës dhe Sportit në Qeverinë e re u emërua Hajrullah Ceku.