Chelsea absolutisht i pandalshëm: Fiton dhe nuk pranon gol as nga Sheffield, kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Chelsea absolutisht i pandalshëm: Fiton dhe nuk pranon gol as nga Sheffield, kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Chelsea ka siguruar një fitore tjetër solide, pa pranuar, me rezultat 2-0 si nikoqir i Sheffield Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinale të FA Cup.

”Të Kaltërit” u desh të luftonin shumë për këtë triumf, por në fund arritën fitore të pastër, shkruan Periskopi.

Fillimisht Norëood realizoi autogol në minutën e 24-t për 1-0, para se i inkuadruari në pjesën e dytë Hakim Ziyech të dyfishonte në minutën e dytë të kohës shtesë në ndeshje.

Sheffieldi shumë lehtë ka mundur të shënonte një herë të paktën gjatë ndeshjes, por ishte pa fat para portës së Kepas.

Chelsea ka qenë absolutisht brilant nën urdhërat e Thomas Tuchelit, i cili në 14 ndeshje si trajner i londinezëve, ka regjistruar 10 fitore, 12 herë ka arritur ta mbajë portën të paprekur. Gjithashtu ka siguruar çerekfinalen e Champions Leagues, gjysmëfinalen e FA Cup dhe ka rikthyer skuadrën në top katërshe në Premier League. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: