Loredana me koment qesharak në fotografinë e Mozzikut
Loredana dhe Mozzik kanë disa muaj që janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, pasi së bashku kaluan disa ditë pushime së bashku në Milano dhe Dubai e që sigurisht në këtë udhëtim nuk mungoi as e vogla e tyre, Hana.
Megjithëse nuk publikuan foto së bashku, në Instastory kishte shumë detaje që tregonin se ishin në çdo moment me njëri-tjetrin.
Së fundmi, Loredna ndau në “InstaStory” dy foto të vjetra të shkrepura me partnerin e saj dhe zgjodhi të mos e tregonte portretin e tij.
Në fotot e fundit të Mozzik, e gjithë vëmendja shkoi tek komenti qesharak i Loredanës.
“Veshi më i vogël se i Hanës”, shkroi ajo, duke i bërë të gjithë të qeshin.
“Jeta është e mirë”- shkroi Mozzik krahas fotos së tij, ndërsa ndjekësit shtuan se për të, jeta është më e mirë me Loredanën.