Bayerni i pandalshëm edhe me dhjetë lojtarë në fushë: Shënon tri herë brenda pesë minutave
Bayern Munichu ka shënuar tri herë si nikoqir i Stuttgartit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Bundesligë.
Bavarezët mbetën me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 11-të, pas përjashtimit të Alphonse Davies i cili ndërhyri në mënyrë brutale në lojtarin kundërshtar.
Pavarësisht kësaj, nikoqirët kaluan në epërsi në minutën e 17-të përmes, kujt tjetër, Robert Lewandowskit.
Shikoni golin më poshtë.
Vetëm katër minuta më vonë, Gnabry realizoi për 2-0.
Golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin e realizoi Lewa në minutën e 24-t.