Kumbulla: Kupa e Botës me Shqipërinë është ëndrra ime më e madhe
Mbrojtësi i Romës në një intervistë për “Sportweek”, preku shumë tema, njëra prej tyre ishte që të luajë një ditë në një Kupë të Botës e cila është ëndrra e tij.
Shqipëria arriti që të luajë në Evropianin e 2016 që u mbajt në Francë, por ende ëndrra për t’u kualifikuar për në Kupën e Botës mbetët parësore.
Kombëtarja “kuqezi” do të nis kualifikimet për Botërorin 2022 pas pak ditësh, me ndeshje kundër Andorrës, Anglisë dhe San Marinos.
“Kjo është ëndrra ime më e madhe. Ne jemi një vend i vogël, objektivi duket i vështirë. Por, ne shqiptarët jemi të fortë, një popull patriot, arrijmë t’i plotësojmë boshllëqet sportive me karakter dhe dëshirën për t’u kualifikuar. Grupi nuk është i lehtë, përballë rivalësh të fortë si Anglia dhe Polonia. Por, kur futesh në fushë, mendon vetëm për të fituar. Për vendin tonë, ne synojmë të fitojmë çdo ndeshje”, deklaroi Kumbulla.