Drita ndalet me barazim nga Drenica, Besa shokon Feronikelin
Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së 26-të në Superligën e Kosovës që filluan sot nga ora 13:00.
Drita u desh të pajtohet me një barazim 1-1 si nikoqir i Drenicës, me gjilanasit që kaluan në epërsi përmes Bujar Shabanit në minutën e 29-të, por Baton Zabërgja barazoi në minutën e 42-të. Gola të tjerë më nuk pati.
Gjilanasit, pavarësisht barazimit, mbetën në pozitën e parë me 55 pikë, tri më shumë se Ballkani, por klubi nga Suhareka ka një ndeshje më pak të luajtur.
Drenica zë pozitën e parafundit me 27 pikë.
Në përballjen tjetër, mes Besës dhe Feronikelit, pejanët triumfuan befasisht me rezultat 2-1.
Golat për Besën i shënuan Tahiri 15′ dhe 39′, ndërsa për mysafirët Simonovski 28′.
Pavarësisht fitores, Besa mbetet në pozitën e fundit në tabelë me dhjetë pikë, plot 17 më pak se vendi i parafundit Drenica.
Në anën tjetër, Feronikeli zë vendin e gjashtë me 31 pikë. /Periskopi.com/