Dëshira e etur e Depay për t’iu bashkuar Kombëtares: I shkruan personalisht presidentit Emmanuel Macron

Dëshira e etur e Depay për t’iu bashkuar Kombëtares: I shkruan personalisht presidentit Emmanuel Macron

Memphis Depay i ka dërguar një shkrim personal presidentit të Francës, Emmanuel Macron në Twitter.

Të gjithë lojtarët që udhëtojnë jashtë Francës duhet të karantinohen, thotë ligji në fuqi në Francë kundër COVID-19.

Mirëpo, një përjashtim ka pasur për kombëtaren e Francës, e cila do të udhëtojë jashtë vendit për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022.

Në një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në twitter, Depay i ka thënë Macronit: “Qeveria Franceze, a mund të bashkohem me ekipin kombëtar të Holandës të hënën? Kjo do të ishte e drejtë pasi që të gjithë bëni një përjashtim për ekipin kombëtar të Francës që udhëton jashtë Evropës për të luajtur lojëra gjithashtu !!!”.

Dëshira e ‘etur’ e Depay për të luajtur me kombëtaren e Holandës është shfaqur gjithmonë.

Është e qartë, sulmuesi i Lyon nuk është i kënaqur me rregulloret në fuqi pasi duket pak e padrejtë për lojtarët e tjerë.

Shpërndaje në: