Fjolla Morina me martesë përrallore në Maldive (Video/Foto)
Këngëtarja Fjolla Morina i ka dhënë fund beqarisë
Nëna e dy vajzave, Fjolla është martuar sonte në një martesë përrallore në Ishujt Maldive
E tërë martesa e saj duket se ka qenë shumë mirë e organizuar nga tani burri i saj, deri dje i fejuari, Fisnik Syla.
“Fjolla, Të Dua. A do të marstohesh me mua”, ishte thënia që Fisniku kishte shkruar pranë hoteleve të njohura në Maldive e ku i kërkohet dora për martesë këngëtares kosovare.
“Zyrtarisht e martuar”, ka shkruar Fjolla.
Kohë më parë, mediat kanë raportuar se Fjolla është shtatzënë për herë të tretë, kësaj radhe me Fisnikun.
Ky i fundit kishte postuar një fotografi ku shihet barku i fryrë i Fjollës por që ende nuk ka asgjë zyrtare nga çifti