Doktori paralajmëron Hazardin se nuk do të mund të luajë kurrë më futboll nëse operohet përsëri

Doktori paralajmëron Hazardin se nuk do të mund të luajë kurrë më futboll nëse operohet përsëri

Koha e Eden Hazardit te Real Madridi nuk ka qenë asgjë tjetër pos katastrofës.

Kur ‘Los Blancos’ e transferuan superyllin belg nga Chelsea ku ishte spektakolar në sezonin e tij të fundit, u duk se ai do të mbushte zbraztirën e lënë nga Cristiano Ronaldo, transmeton Periskopi.

p1f13471bpd6618tr1dnd1s0pasqj.jpg

Mirëpo, do t’iu gënjenim nëse do thonim se Hazard ka dhuruar qoftë edhe një shkëndijë të formës që kishte në Premier League.

Për të qenë fer me të, ai ka përjetuar horror të vërtetë me lëndime.

Këtë javë, u konfirmua se ai ka pësuar lëndimi e 11-të në karrierën e tij te Real Madridi, me fansat që tashmë kanë filluar të dyshojnë seriozisht nëse do ta shohin më Hazardin e dikurshëm.

p1f13480mj1qq71urt1asi1j4p1mp7l.jpg

Sipas ‘Marca’, ai tash po përballet me idenë që të futet në sallën e operimit për herë të tretë, që me shumë gjasë do t’ia humbte Euro 2020, por të paktën do t’i jepte fund makthit me lëndime, apo jo?

p1f134alhv1qrt1il8n9b19eq1vqip.jpg

Epo, derisa ky mund të duket vendim i mençur në letër, mendimi i një profesionisti ka ngritur shqetësime nëse Hazard futet në thikë përsëri.

Kjo pasi Dr. Jose Gonzalez, i cili punon për Atletico Madridin, tha se një operim i tretë në kyçin e këmbës së Hazardit ka potencialin që t’i jep fund përgjithmonë karrierës së tij si futbollist.

”Hazard duhet të stërvitet me skuadrën në dhjetë seanca,” u shpreh Gonzalez.

”Në eksperiencën time është e vështirë për të që të kthehet në nivelin e tij me Real Madridin këtë sezon. Nëse një lojtar rikthehet pas një lëndimi të gjatë, pa u stërvitur si duhet, gjëja më normale është që ai të lëndohet përsëri.

p1f1349qmb15931sel6bd195s3bnn.jpg

”Ai ka ankth, dëshiron të tregojë se vlen dhe dëshiron të japë 100% dhe ai nuk është aty për këtë.

”Një operim i tretë në kyçin e Hazardit është shumë i rrezikshëm, ekziston mundësia që ai kurrë më të mos luajë futboll.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: