Vinicius nuk lëshon pe lehtë, ‘flirton’ përsëri me Taynan
Ngulmues në sprintet e tij në fushë, ngulmues edhe kur bëhet fjala për dashurinë. Ylli Brazilian i Realit, Vini JR ka treguar edhe njëherë pëlqimin për këngëtaren shqiptare.
Të gjithë e dimë “fiksimin” që ai ka me reperen nga Kosova, Taynën, dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe gjatë videos live ditën e djeshme të saj në “Instgram”.
Këngëtarja paralajmëroi një video live në prag të publikimit të këngës së saj më të re dhe normalisht Vinicius nuk kishte si të mungonte. 20-vjeçari i bëri dhe një koment me një zemër e një emoji, i cili nuk mund t’iu shpëtonte fansave.
Mesa duket dyshja ka mbetur në kontakt, por nuk dihet nëse kanë diçka më shumë bashkë.
Një gjë është e sigurtë se lojtari i madrilenëve ka disa ndenja për Taynën, e cila po vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit në fushën e muzikës.