Fiziku i Anthony Joshuas duket thjesht drithërues para supermeçit me Tyson Furyn
Anthony Joshua ka zbuluar progresin e tij në fizik, para supermeçit me Tyson Furyn dhe duket gati i pabesueshëm.
Promoteri Eddie Hearn qetësoi ankthin e fansave këtë javë, teksa konfirmoi se të dy – Joshua dhe Fury – kanë nënshkruar kontratën për zhvillimin e duelit, transmeton Periskopi.
Me marrëveshjen që është arritur për dy meçe, krejt vëmendja kthehet tash nga puna nëpër kampet e dy boksierëve dhe përgatitjet e tyre.
Fury shpesh e ka quajtur Joshuan si ‘bodibilder’ dhe ‘boksier të Instagramit’.
Sidoqoftë, Joshua shfrytëzoi Twitterin ditën e djeshme për të treguar punën impresive që po bën në palestër, teksa shihet fiziku absolutisht drithërues i tij.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/