Fansat janë të ngazëllyer me vrapimin e gjatë të Edouard Mendyt për të festuar golin kundër Atl Madridit
Chelsea u kritikua rëndë pasi vendosi ta shkarkojë Frnak Lampardin në janar, por Thomas Tuchel ka bërë një punë brilante deri tani pasi zëvendësoi anglezin në ‘Stamford Bridge’.
”Të Kaltërit” janë aktualisht të pamposhtur nën gjermanin, i cili regjistroi fitoren e nëntë si trajner i Chelseat kundër Atletico Madridit të mërkurën mbrëma.
Golat nga Hakim Ziyech dhe Emerson ia siguruan skuadrës nga Premier League një fitore 2-0 kundër djelmoshave të Diego Simeones, transmeton Periskopi.
Goli i Emersonit u shënua në minutën e katërt të kohës shtesë, me – literalisht – prekjen e parë të topit.
Braziliani u inkuadrua në vend të Kai Havertzit dhe shënoi prapa krahëve të Jan Oblakut, për t’ia siguruar një fitore me rezultat të përgjithshëm 3-0 londinezëve.
Të gjithë futbollistët e Chelseat iu bashkuan Emersonit për ta festuar golin, përfshirë edhe portierin Edouard Mendy.
Tash janë publikuar pamjet ku shihet tërë vrapimi i Mendyt nëpër fushë për të festuar – dhe është fantastike. Shikoni më poshtë…
Look at the length Eduard Mendy ran on the field to join in the celebration ???pic.twitter.com/UqEdAeFKKv
— Chelsea Babe?? (@Boitumelo_MB) March 18, 2021
Fansat e Chelseat janë të ngazëllyer me vrapimin e Mendyt. /Periskopi.com/