Rita Ora vazhdon të shijojë motin me diell në Australi, publikon imazhe atraktive në bikini në bregdet
Ajo është zhvendosur përkohësisht në Sydney, ndërsa ka marrë detyrën e re si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.
Dhe Rita Ora dukej se po shfrytëzon në maksimum plazhet e klasit botëror të vendit dhe ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, një nga çastet e relaksit që po shijonte të mërkurën.
Këngëtarja 30 vjeçare, tregoi linjat e saj trupore, ndërsa u paraqit me bikini ngjyrë jargavan në një pishinë, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” gjithashtu kishte vënë disa gjerdanë prej ari përreth qafës.
Ajo dukej tejet tërheqëse me flokët e saj bionde, ndërsa dilte nga uji.
Kjo zhytje e saj, vjen një ditë pasi albumi i Ritës, “Phoenix” u certifikua me pllakatën multi-platin në Australi.
Këngëtarja mori pjesë në një ngjarje të veçantë në ‘Warner Music Australia’ për të shënuar rastin, dhe dukej mahnitëse me një fustan të zi në stilin xhaketë.
E nxitur për arritjen e saj, ajo shkroi në Instagram: “Faleminderit ekipit tim të mahnitshëm Warner Music Australia! Multi platin! Faleminderit për të gjithë punën tuaj të palodhur dhe gjithnjë duke dhënë për mua”.
Rita kohët e fundit u zotua të hiqte dorë nga stili i jetës së shfrenuar pas skandaleve të saj të ashpra në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit të kaluar.
Këngëtarja bëri bujë në muajin nëntor kur theu rregullat anti-COVID në Angli, me organizimin e një feste të jashtëligjshme të ditëlindjes në restorantin ‘Casa Cruz’ në Notting Hill.
Për organizimin e kësaj feste, artistja u quajt ‘egoiste’ dhe u gjobit me 10,000 funte nga policia për organizimin e festës në periudhë izolimi në Mbretërinë e Bashkuar.