Startoi kundër Bayern Munichut në CL: Vedat Muriqi vlerësohet më i dobëti në fushë
Vedat Muriqi pati një start të rrallë në Champions League të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e dytë të vlefshme për 1/8-tën e finales së Champions Leagues.
Ish-sulmuesi i Lirisë së Prizrenit dështoi të kishte impaktin e duhur, teksa Lazio u mposht 2-1 në ‘Allianz Arena’ dhe 6-2 me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet, shkruan Periskopi.
Muriqi luajti për 55 minuta, para se të zëvendësohej nga Pereira.
E pas ndeshjes, ‘Whoscored’ ka publikuar vlerësimet e lojtarëve, duke i dhënë notën më të ulët kosovarit – 5.9.
Lazzari poashtu u vlerësua me notë të njejtë.
Më poshtë, vlerësimet e plota. /Periskopi.com/