Chelsea thjesht i pandalshëm me Tuchelin, siguron çerekfinalen e parë në shtatë vite
Chelsea ka fituar edhe në ndeshjen kthyese ndaj Atletico Madridit.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfoi me rezultat 2 – 0, duke arritur cerekfinalen e Champions Leagues për herë të parë në shtatë vite.
Ishte goli i Hakim Ziyech që zhbllokoi rezultatin. Maroku pranoi një top të bukur nga Timo ëerner dhe në mënyrë fenomenale e dërgoi në portën e Jan Oblak (34′).
Ndërsa, i sapo inkuadruari Emerson vulosi fitoren në fundin e ndeshjes (90+5).
Kësisoj, Chelsea me rezultat të përgjithshëm 3 – 0, kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Gjiganti anglez kundërshtarin e radhës do ta mësojë pasi hedhjes së shortit këtë të premte.