Videoja e shpërthimeve të Mirlind Dakut këtë sezon tregon se Challandes është ‘çmendur’ që nuk e ftoi
Sot, e mërkurë, u publikua lista e Kombëtares së Kosovës në Futboll për ndeshjet e muajit mars.
‘Dardanët’ luajnë më 24 mars kundër Lituanisë miqësore në ‘Fadil Vokrri’, derisa katër ditë më vonë luajnë kundër Suedisë në kuadër të eleminatoreve për Kupën e Botës.
Tri ditë më vonë, Bernard Challandes dhe kontigjenti i tij udhëtojnë drejt Spanjës për supersfidën me ‘La Rojan’ në Sevilla, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, tema më aktuale është lista e futbollistëve të ftuar, teksa shumë është përfolur mos përfshirja e sulmuesit të Ballkanit, Mirlind Daku.
Vedat Muriqi, Benjamin Kollolli dhe Atdhe Nuhiu janë ftuar për fazën e sulmit, por të tre të kombinuar nuk kanë shënuar aq sa Daku, i cili ka realizuar 25 gola këtë fushatë në Superligë.
Natyrisht, kur futet në miks kualiteti i ligave ku luajnë këtë futbollistë, balancohen gjërat.
Sidoqoftë, kualiteti i Dakut është evident dhe – nëse nisemi nga videoja e mëposhtme – Bernard Challandes mund të ketë bërë një gabim trashanik me mos ftuarjen e tij.
Videoja e mëposhtme është publikuar në YouTube nga llogaria me emrin ‘Nasi Topçu’ dhe është e gjatë vetëm 51 sekonda – e publikuar në janar të këtij viti – por mjafton për të nënvizuar atë që mund t’i sjellë lojës së Kosovës 23-vjeçari. /Periskopi.com/