Videoja tregon të gjitha rastet kur Mane refuzoi t’ia pasojë Salahut kundër Wolves

Videoja tregon të gjitha rastet kur Mane refuzoi t’ia pasojë Salahut kundër Wolves

Liverpooli i mbajti shpresat gjallë për të siguruar një pozitë që dërgon në Champions League sezonin tjetër me një fitore të vështirë 1-0 kundër Wolves, të hënën mbrëma.

Kampionët nuk ishin në formën më të mirë por, goli i Diogo Jotas në pjesën e parë, mjaftoi për t’i siguruar pikët e plota, transmeton Periskopi.

Derisa Jurgen Klopp ishte i ngazëllyer me një tjetër ndeshje pa pësuar, ai sigurisht se do të jetë i shqetësuar nga mungesa e golave në sulm.

Liverpooli ka shënuar vetëm dhjetë gola në 15 ndeshjet e fundit në Premier League.

p1f0vits7i11g21utonkfm6s1iubj.jpg

Mohamed Salah nuk ka shënuar në gjashtë ndeshje, derisa Sadio Mane ka shtatë takime pa shënuar.

Çka po ndodhë?

Të dy janë klas botëror, por për momentin thjesht nuk po funksionojnë me njëri-tjetrin. Shumë është thënë për marrëdhënien e tyre jashtë fushës, me Michael Oëenin që madje sugjeroi se Mane nuk po dëshiron të fitojë penallti pasi nuk do që Salah të shënojë nga to.

p1f0vj0m5o15ls1tq11b0v1qqio1ql.jpg

Derisa kjo duket shumë e vështirë të besohet, ‘The Athletic’ raporton se marrëdhënia e dyshes ‘nuk është perfekte’.

Është diçka që edhe fansat e Liverpoolit e kanë vënë re.

Në fakt, një fans i Mohamed Salahut krijoi një video ku tregohen të gjitha rastet kur Mane dështoi t’ia pasonte topin egjiptianit gjatë fitores kundër ëolvesit.

Në këtë video shihen katër raste kur Salah ishte në pozitë më të mirë për të shënuar se Mane, por ky i fundit nuk bashkëveproi. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: