Boksieri që u përball me Muhammad Ali parashikon fituesin e meçit Joshua vs Fury
Çdokush do ta ketë një mendim rreth meçit Anthony Joshua kundrejt Tyson Furyt, por pak janë kompetent për të gjykuar sesa ish-kampioni i peshave të rënda George Foreman.
Si dy herë kampion bote në pesha të rënda, dhe fitues i medaljes së artë Olimpike, Foreman ka vlerësuar dhe ka bërë një parashikim, por vlen edhe për kalibrin e luftimeve që ai ishte pjesë.
Joshua dhe Fury përfaqësojnë një nga luftërat më të mëdha në historinë e boksit. Një garë e vërtetë kampion ndërmjet dy kampionëve të mëdhenjë dhe kjo është një nga luftërat më fitimprurëse ndonjëherë, pwrcjellw KosovaPress.
Foreman kishte beteja me Joe Frazier, Ken Norton dhe Muhammad Ali në shkëlqimin e tij dhe madje ai u përlesh edhe me Evander Holyfield vite më vonë.
Duke folur për “iFL TV”, 72 vjeçari Foreman tha: “Atë djalin, Tyson Fury, do të duhet të keni gjithçka për ta mposhtur.”
“Dhe unë do të jem i sinqertë me ju, thjesht nuk mund ta shoh Joshuan duke e rrahur. Por unë jam i sigurt që do të blija disa bileta për të parë se çfarë do të ndodhte, unë jam aq kurioz për këtë.”
Fury, kampioni i ËBC, nuk ka luftuar që nga shkurti i vitit 2020 kur rrëzoi Deontay Ëilderin në raundin e shtatë.
Joshua, kampioni i ËBO, ËBA, IBF dhe IBO, nokautoi Kubat Pulev në një mbrojtje të detyrueshme të titullit në dhjetor.
Takimi i dy britanikëve për kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda është një rast historik dhe marrëveshja tashmë është arritur.