Ledjana flet për herë të parë rreth mesazheve me të dashurin e burgosur

Ledjana flet për herë të parë rreth mesazheve me të dashurin e burgosur

Konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana ditëve të fundit është përfolur për një lidhje të mundshme jashtë emisionit, gjë për të cilën ajo nuk ka folur ndonjëherë.

Në takim e saj të parë, ishte ajo që u largua pasi nuk dëshironte të kishte përqafim me Mevlanin dhe kërkoi pushim nga programi për një javë.

Pas rikthimit të saj në emision vazhdoi takimet tjera, ku edhe gjatë takimit të fundit shkëmbeu puthje me Mevlanin.

“Kryefjala” gjatë ditës së djeshme publikoi disa mesazhe të cilat thuhej se ishin të Ledjanës dhe partnerit të saj jashtë emisionit, teksa ky i fundit i kërkonte të linte “Për’puthen” dhe ta ndihmonte të dilte nga burgu. Ndërkohë, në mesazhe Ledjana i përgjigjej se po bënte thjesht lojë në emision dhe nuk i pëlqente vërtetë Mevlani.

Këtë lajm e ripostoi opionionsti Olti Curri në llogarinë e tij personale në Instagram, duke shkruar: “Ledjana, vajza e parë që shfaq ndjeshmëri aty, me lekët e Giveaway do nxjerrë të dashurin nga burgu. Unë do marr pjesë tek loja e saj.”

Fotografinë e Oltit e ripostoi edhe konkurrentja, duke thënë merrni pjesë të gjithë se është tepër e rëndësishme.

“Merrni pjesë të gjithë se është tepër e rëndësishme”, shënoi ajo.

Shpërndaje në: