Vendim i papritur nga Interi

Vendim i papritur nga Interi

Pasi mbrojtësi i Interit Danilo D’Ambrosio doli pozitiv me koronavirus, “Nerazzurrët” ka vendosur të anulojnë konferencën për shtyp të Antonio Contes përpara Sassuolos.

Interi njoftoi D’Ambrosio rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe skuadra është izoluar në qendrën stërvitore Pinetina.

“Il Corriere dello Sport” raporton se klubi ka anuluar konferencën për shtyp para ndeshjes të planifikuar për të Premten, përcjellë KoaovaPress.

Prandaj, trajneri i “Nerazzurrëve” nuk do të flasë përpara ndeshjes kundër Sassuolos të shtunën.

Skuadra e Contes ka një hendek prej nëntë pikëve më shumë se Milani në Serie A pas një serie prej tetë fitoreve radhazi në ligë.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se pjesa tjetër e anëtarëve të ekipit kanë rezultuar negativë në testet e shpejta, por që rezultatet molekulare do të arrijnë sot.

Shpërndaje në: