Chelsea dhe Atletico luftojnë për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Sonte zhvillohet njëra nga ndeshjet më interesante të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve ku ballafaqohen Chelsea dhe Atletico Madridi.
Skuadra e Thomas Tuchel ka epërsinë e një goli nga ndeshja e parë ë zhvilluar në Bukuresht, por gjithçka mbetet e hapur sa i përket skuadrës e cila do të kualifikohet në çerekfinale të kësaj gare, përcjellë KosovaPress.
Chelsea ka katër mungesa të mëdha si Abraham, Jorginho, Mount dhe Thiago Silva, kurse Diego Simeone e ka skuadrën e kompletuar.
Këto janë formacionet e mundshme:
Chelsea: (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rüdiger; James, Kante, Kovacic, Alonso; Hudson-Odoi, Werner; Giroud
Atletico Madrid: (3-4-2-1): Oblak; Savic, Felipe, Hermoso; Trippier, Saul, Koke, Carrasco; Llorente, Correa; Suarez