Real Madridi në çerekfinale të Champions Leagues, e kalon pa probleme Atalantan
Real Madridi ka mposhtur Atalantan me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë të vlefshme për 1/8-tën e finales së Champions League, teksa ka triumfuar me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Karim Benzema fillimisht kaloi ‘mbretërit’ në epërsi në minutën e 34-t, duke shënuar pas asistimit nga Luka Modric, shkruan Periskopi.
Për 2-0 realizoi Sergio Ramos në minutën e 60-të, para se Muriel të ngushtonte në minutën e 83-të.
Mirëpo, ‘Los Blancos’ nuk e lanë me aq, Marco Asensio shënoi për 3-1 vetëm dy minuta më vonë për rezultatin përfundimtar.
Kështu, Reali vazhdon tutje drejt çerekfinales së kompeticionit më prestigjioz të futbollit në Evropë. /Periskopi.com/