L’Equipe po kritikohet rëndë për titullin ‘zotërinj hajdutë’ në ballinë pas vjedhjes në shtëpinë e Di Marias
Shtëpië e Angel Di Marias dhe Marquinhos në mënyrë të dhunshme u vodhën, derisa Paris Saint-Germaini po luante në shtëpi kundër Nantesit në fundjavën e kaluar.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo u vu re duke folur në telefon në minutën e 57-të, disa minuta para se të komunikonte me një zyrtar të ndeshjes në tribuna, transmeton Periskopi.
Në një kthesë dramatike të ngjarjeve, Leonardo zbriti shkallëve për të folur me Mauricio Pochettinon në vijën teknike, me argjendinasin që pastaj e zëvendësoi Di Marian me Leandro Paredesin.
Raportet më vonë pastaj konfirmuan se shtëpia e Di Marias u vodh gjatë ndeshjes, derisa familja ishte në shtëpi dhe mediumi francez ‘RMC’ e përshkroi thyerjen si ‘vjedhje e dhunshme’.
Sa i përket Marquinhos, prindërit e tij ishin në shtëpi kur hajdutët u futën brenda, por ai nuk u largua nga ndeshja.
Është një storie që ka shokuar botën e futbollit dhe është mbuluar nga disa gazeta.
Mirëpo, mënyra si e mbuloi storien L’Equipe është kritikuar shumë, për shkak të natyrës së ballinës së gazetës të martën në mëngjes.
Gjiganti mediatik francez krijoi një imazh vizual ku shihen dy hajdutë duke u ngjitur në dritaren e një shtëpie, derisa shihet një çantë me logo të PSG-së duke rënë në tokë.
Di Maria dhe Marquinhos shihen anash së bashku me titullin: ”Hajdutë zotërinj”.
L’Equipe është akuzuar se u mundua ta bëjë ngjarjen më pak të rëndësishme, teksa ka irrituar fansat në Twitter, me njërin që madje kërkoi nga klubi i PSG-së ta pezullojë këtë medium nga marrja pjesë në konferencat për shtyp të klubit. /Periskopi.com/