Babai i futbollistit që braktisi Kosovën: U munduan që të pengojnë, nuk e dinin se janë shumë të dobët

Babai i futbollistit që braktisi Kosovën: U munduan që të pengojnë, nuk e dinin se janë shumë të dobët

Babai i futbollistit të kombëtares shqiptare, Ardian Ismajlit, Ilmi Ismajli – e ka bërë një reagim mjaft interesant në profilin e tij në Facebook.

Ardian Ismajli kishte qenë kapiten i Kombëtares së Kosovës para se ta braktiste atë për Kombëtaren e Shqipërisë – ku luan rregullisht.

Ismajli është edhe pjesë e ekipit të Spezias në Serie A.

“Edhe pse u munduan që të pengojnë, por nuk e dinin që janë shumë të dobët me fuqinë e Zotit të gjithësisë,” – ka shkruar z.Ismajli, përcjell Periskopi.

Nuk dihet nëse këto fjalë i dedikohen dikujt te kampi i Kosovës në futboll, apo te mediat që kanë kritikuar futbollistit për vendimin e marrë.

Statusi i plotë:

Nuk eshte rastsi qe je aty ku duhet, rruga e se ardhmes Zoti ta tregon qe ne fillim pore, ne nuk i dim shum gjera.Ne dim vetem sa Zoti yne don qe ne te dim, ndersa dituria e pufundme i takon vetm Atij.Ai din qdo gje.

Edhe pse u munduan qe te pengojn pore nuk e dinin qe jan shum te dobet me fuqin e Zotit te gjithesis.

Debutimi ne moshen 18 vjeqare per Kombtaren U – 21.

Shpërndaje në: