“Lexon zog dhe është në shqip” Rita Ora tregon tatuazhin e saj të preferuar
Rita Ora prej disa kohësh ndodhet në Australi ku po merr pjesë si juri në spektaklin “The Voice”.
Në një intervistë ajo ka treguar se 30 vjetori e ka ndryshuar shumë në këtë periudhë.
“Kur mbush 30 vjeç të duket sikur nuk mund të bësh më të njëjtat gjëra. Fillon të ndihesh sikur ke rrudha, sikur të dhembin kyçet. Por, mund të këndoj më mirë”, është shprehur këngëtarja.
Rita është shprehur gjithashtu se është penduar për tatuazhet e shumta që ka bërë në trup dhe po mendon t’i heqë ca në të ardhmen.
“Kam shumë tatuazhe dhe sa do të doja që të mos i kisha gjysmën e tyre dhe të gjithë ata që kanë tatuazhe përfundojnë duke thënë këtë gjë. Por kam një tatuazh, të cilin e dua shumë. Ai lexon ‘Zog’, që është në shqip dhe nëna ime gjithmonë më thërriste “zogu vogël”, ka treguar Rita.