Liverpool triumfon ndaj Wolves
Liverpool është këndellur në Premierligë duke arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Wolves.
Pas dy humbjeve radhazi në kampionatin anglez, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp arkëtoi pikët e plota ndaj Wolves, shkruan lajmi.net.
“Reds” fituan me rezultat minimal 0 – 1.
Golin e nderit për Liverpoolin e realizoi ish sulmuesi i Wolves, Diogo Jota në fundin e pjesës së parë (45+2).
Gjatë pjesës së dytë, rrugën drejt golit e gjeti edhe Mohamed Salah, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Me këtë fitore, Liverpool ngritët në pozitën e gjashtë me 46 pikë, pesë më pak se Chelsea që është në top katër, derisa Wolves zë vendin e 13-të me 35 sosh.