Hajnat serish thyejnë shtëpinë e Di Maria
Futbollisti argjentinas Angel Di Maria e gjeti veten në shënjestër të hajdutëve për herë të dytë në karrierën e tij.
Paris Saint-Germain u mposht papritur në “Parkun e Princërve” të dielën nga ekipi i Nantes 1:2 në kampionatin Francez, por kjo nuk është gjëja më e keqe që i ndodhi njërit prej futbollistëve më të mirë të “Shenjtorëve”, Angel di Maria
Reprezentuesi argjentinas u zëvendësua në minutën e 63-të pasi u informua se hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e familjes së tij.
Kjo është hera e dytë në karrierën e tij që Di Maria është në shënjestër të hajdutëve. Për herë të parë ndodhi në vitin 2015 ndërsa luante për Manchester United. Pastaj grabitësit hynë në shtëpinë e tij në Cheshire.
Është interesante që një tjetër futbollist nga Paris Saint-Germain, braziliani Marquinhos, u shfaq pak më vonë të dielën. Hajdutët gjithashtu kishin vënë syrin edhe ndaj shtëpisë së tij, por ata në vend të kësaj plaçkitën shtëpinë ku jetojnë prindërit e tij, transmetojnë mediat e huaja.
Për fat të mirë, askush nuk u lëndua në të dy rastet. Kjo nuk është hera e parë që futbollistët e kampionit francez janë në shënjestër të hajdutëve. Në fillim të vitit, ata gjithashtu “vizituan” shtëpitë e Mauro Icardi dhe portierit Sergio Rico.