Barcelona ‘shpartallon’ Huescan, i afrohet kreut
Barcelona nuk ka gabuar në shtëpi duke mposhtur Huescan.
Katalunasit fituan me rezultat bindës 4 – 1 në “Camp Nou”, shkruan lajmi.net.
Së pari, ishte ylli i skuadrës, Lionel Messi që realizoi supergol në këndin e portës për të zhbllokuar shifrat (13′).
Antoine Griezmann u përkujdes për të dyfishuar shifrat me një gol mjaftë të bukur pas asistimit të Pedrit (35′).
Mysafirët ngushtuan epërsinë në fundin e pjesës së parë përmes Mir, që realizoi nga pika e bardhë (45+4), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Në pjesën e dytë, Oscar Mingueza trefishoi shifrat për katalunasit, gol i cili njëkohësisht ishte i pari për lojtarin (53′), derisa në fundin e ndeshjes, Messi realizoi golin e dytë personal në ndeshje dhe të katërtin për Barcelonën (90′).
Me këtë fitore, Barcelona rikthehet në pozitën e dytë me 59 pikë, katër më pak se lideri Atletico, derisa Huesca mbetet në fund me 20 sosh.