Britaniku ia shkatërroi Mercedesin Bersant Celinës në parking
Një Mercedes në pronësi të Bersant Celinës – yllit të Kombëtares së Kosovës – ishte njëri prej pesë veturave të shkatërruara në një parking për pak minuta.
Rreth 11 mijë funte dëmtime iu shkaktuan Mercedesit të Celinës kur një person me emrin Lee Draper theu xhamin panoramik të veturës dhe më pas edhe xhamat duke kërkuar sende për të vjedhur.
Pasi vandalizoi pesë vetura në parkun e qytetit, Draperi më pas hyri në një bar në afërsi dhe i vodhi disa shishe me alkool, shkruan WO, përkthen Periskopi.
Prokurorja e rastit të tij kishte deklaruar se ai sapo kishte shkelur në parkun e qytetit kishte thyer xhama veturash, kishte prishur pasqyret e tyre dhe kishte dëmtuar panelet.
Mercedesi në pronësi të Celinës ishte ai S62 AMG – i cili në atë kohë luante për Swansea Cityn.