Tha se e la jashtë për ‘shkaqe diciplinore’: Zbulohet çka bëri Aubameyang që e frustroi Artetan

Tha se e la jashtë për ‘shkaqe diciplinore’: Zbulohet çka bëri Aubameyang që e frustroi Artetan

Kur Mikel Arteta emëroi formacionin për ndeshjen kundër Tottenhamit, të gjithë po e bënin të njejtën pyetje.

Ku është Pierre-Emerick Aubameyang?

Epo, vetë Arteta iu përgjigj kësaj pyetjeje në konferencën para ndeshjes, transmeton Periskopi.

”Ai [Aubameyang] do ta startonte ndeshjen, por ne kemi një problem diciplinor. Kështu që ai është në bankë.”

Çka bëri vërtetë kapiteni i ‘Topçinjëve’?

‘The Athletic’ raporton se gabonezi u la jashtë për shkak se u vonua për ndeshje dhe u la jashtë si rezultat. Mëtej, shtohet se ‘nuk është hera e parë që Aubameyang është paraqitur me vonesë këtë sezon.’

p1f0opbjq41dbnq49uv41bmk1shdk.jpg

Po hamendësojmë se ai u vonua më shumë se disa minuta, pasi në asnjë mënyrë spanjolli nuk do ta linte jashtë kapitenin e vetë në një ndeshje kaq të madhe. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: