Interi mezi fiton kundër Torinos së Vojvodës
Inter pas shumë vështirësive ia ka dal të fitojë ndeshjen në udhëtim te Torino.
Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 1 – 2, me kosovarin Mërgim Vojvoda që ishte nga minuta e parë dhe zhvilloi ndeshjen e plotë.
Gjatë tërë ndeshjes, “Neurazzurët” ishin duke dominuar, por nuk i konkretizuan rastet e shumta.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat ashtu siç nisi, ngase skuadrat nuk ia dolën të ‘tundin’ portën kundërshtare.
Ishte ylli i Interit, Romelu Lukaku që zhbllokoi rezultatin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (62′).
Por, Torino u kundërpërgjigj shpejtë përmes Sanabrias (70′) dhe derisa mendohej se ndeshja do përfundonte me këtë rezultat, në skenë doli Lautaro Martinez që realizoi me kokë për të siguruar fitoren.
Me këtë fitore, Inter mban kreun me 65 pikë të tubuara, derisa Torino renditët në pozitën e 18-të me 20 sosh