Ish-kundërshtari i Floyd Mayweather thotë se e pinte urinën e vetë për ta mposhtur
Atletët profesionalë duke ushtruar bestitny para ndeshjeve të rëndësishme nuk është fenomen i ri.
Çdo avantazh psikologjik është i mirëseardhur kur garoni në nivelin më të lartë, transmeton Periskopi.
Mirëpo, ish-boksieri profesionist, Juan Manuel Marquez mund ta ketë çuar shumë larg këtë çështje, derisa zbuloi se pinte urinën e vetë.
”Dinamita” zbuloi së fundmi se ai shpresonte se urina e tij do t’i jepte avantazh në tentativë për ta mposhtur një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohëve, Floyd Mayëeatherin.
Ai shpjegoi: ”Kjo është diçka që e kam bërë në gjashtë apo shtatë meçet e fundit, dhe ka dhënë rezultate të mira.
”Nëse pini ose injektoni veten me vitamina, i largoni ato sa herë që shkoni në banjë. Pse të mos i kthesh në trup në mënyrë orale?”
Mirëpo, Mayweather ia prishi planet pasi e nokautoi në rundin e dytë, para se ta fitonte luftën në rundin e katërt.
Pavarësisht kësaj, Marquez nuk i dha fund zakonit të tij me urinë, teksa shtoi: ”Me këshillën e doktorit dhe trajnerit fizik, ata më thanë se duhet të ndalem.
”Po shikojmë çka mund të më ndihmojë, dhe nëse doktori thotë se duhet të ndalem, atëherë do të ndalem.” /Periskopi.com/