Videoja zemërthyese e Messit duke u lënë ‘në lloç’ nga Barcelona, dëshmon se ai meriton më shumë
Lionel Messi mund të jetë duke i luajtur ndeshjet e fundit si lojtar i Barcelonës.
Nëse spekulimet e vitit të kaluar janë për t’u besuar, atëherë kapiteni i Barcelonës është i vendosur t’i eksplorojë mundësitë për transferim te klubet si Manchester City dhe Paris Saint-Germain gjatë verës, transmeton Periskopi.
Tash, mos më keqkuptoni, ekziston mundësia që ai të qëndrojë në Kataluni pas ardhjes së Joan Laportas dhe largimit të Josep Maria Bartomeut.
Mirëpo, një gjë është evidente… forma e dobët e Barcelonës.
Blaugranët po futen në sezonin e dytë pa titull dhe janë mundësitë që të mos fitojnë trofe në futbollin spanjoll edhe këtë fushatë.
Nuk ka nevojë të ceket se kjo skuadër e Barcelonës është më e dobëta me të cilën ka luajtur Messi gjatë tërë karrierës së tij në klub.
Pavarësisht se emra si Sergio Busquets dhe Antoine Griezmann janë pjesë e grupit, ne po flasim për një prej më të mirëve të të gjitha kohëve, kështu që standardi nuk ka mundur të ishte më i lartë.
Dhe nuk ka indikacion më të qartë si Barcelona nuk po i arrin standardet e Messit se sa një video përmbledhëse e publikuar në Tëitter, ku shihet argjentinasi duke u lënë ‘në lloç’ këtë sezon.
Dy minuta e gjatë dhe me pamje të rënda, do të falni dhe do ta kuptoni Messin pse po dëshiron të largohet nga kjo skuadër.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
Lionel Messi – Let Down 2020/21
— CF Comps (@CF_Comps) March 14, 2021