Andi Zeqiri bën historinë: Luan në Premier Ligë gjithë pjesën e dytë në fitoren e Brightonit
Brighton&Hove Albion ka arritur një fitore të madhe 2-1 si mysafir i Southamptonit në St. Mary.
Kjo ndeshje ishte tepër e rëndësishme për djemtë e Graham Potter që kishin mbetur në zonën e rrezikut të rënies nga Premier Liga.
Lewis Dunk kaloi Brightonin në epërsi, e cila menjëherë u elminua pas barazimit të Che Adamsit, përcjell Periskopi.
Me të filluar pjesa e dytë, në lojë u inkuadrua edhe futbollisti i ri kosovar, Andi Zeqiri, që nuk ka pasur deri tash minutazh më të madh në ligën më të fortë në botë.
Dhe, Brightoni arriti ta siguronte fitoren pikërisht në pjesën e dytë, pasi Danny Welbeck ia doli të asistonte për Leandro Trossard që shënoi për 2-1.
Ekipi i Zeqirit tashmë i ka 29 pikë, ose tri pikë më shumë se vendi i 18 që çon në Championship. /Periskopi