Simeone: Duhet ta dimë që Reali dhe Barça nuk do humbin asnjë ndeshje dëri në fund
Trajneri i Atletico Madridit, Digo Simeone, ka deklaruar se skuadra nuk është nën presion por gabimet tash e tutje duhet evituar pas barazimit ndaj Getafes.
Atletico Madrid ka bërë gabimin e radhës, duke mos mundur të arkëtojë tre pikë ndaj Getafes.
Ndeshja përfundoi 0-0 dhe kjo i jep shansin Barcelonës dhe Realit që të afrohen me “Los Colchoneros”.
Simeone deklaroi se skuadra morri shumë kartonë të verdhë pa nevojë shkaku i protestimeve dhe ata duhet të jenë të kujdesshëm tash e tutje sepse Reali dhe Barcelona nuk do lëshojnë pikë.
“A jemi nën presion? Jo, ne duhet të vazhdojmë punën tonë dhe të qasemi ndeshje pas ndeshje duke ditur se janë dy përbindësha prapa që duan të na arrijnë”, tha ai.
“Ne kemi marrë shumë kartonë të verdhë për protestime dhe kjo nuk është e mirë. Kjo do të na ndalojë të kemi të gjithë lojtarët tanë në dispozicion”, shtoi ai.
“Në pjesën e dytë kemi pasur raste por nuk kemi qenë të fortë që ti konkretizojmë ato”, tha Simeone.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që Real Madrid dhe Barcelona nuk do lëshojnë asnjë pikë deri në fund”, përfundoi Diego Simeone./