Atletico Madridi tregon se nuk është për titull, barazon me Getafen
Atletico Madrid është ndeshur me skuadrën e Getafes në kuadër të xhiros së 27-të të La Ligas.
Presioni për të mbajtur kreun e La Ligas si duket nuk është duke i bërë mirë Atletico Madridit, kjo pasi në pjesën e parë nuk arritën të shënojnë dhe u ndëshkuan dy lojtarë.
Savic dhe Gimenez u ndëshkuan me kartonë të verdhë në min 45+
Pjesa e parë përfundoi pa gola.
Në pjesën e dytë, Simeone reagoi me katër zëvendësime por që nuk arritën të japin fryte.
Mbrojtësi i Getafes, Nyom u përjashtua nga loja në min (71’) duke i dhënë një mundësi të artë që 20 minuta të jetë me një lojtar më shumë.
Rezultati përfundimtar, Getafe 0-0 Atletico Madrid.
Tani, “Los Colchoneros” kanë 63 pikë në vendin e parë, ndërsa Getafe ka 28 pikë dhe mban vendin e 15-të.