Aguero e Haaland dhe një vend si ambasador: Ja plani ambicioz i Laportës për Messin
Rikthimi i Joan Laporta si president i Barcelonës mund të vendosë në diskutim largimin nga Katalonja të Lionel Messi. Sipas El Mundo Deportivo, presidenti i Barcelonës ka gati një plan për të mbajtur argjentinasin.
Një plan i detajuar, që përveç zgjatjes së kontratës parashikon investime të rëndësishme në merkato (Haaland e Aguero mbi të gjithë), konfirmimi i të rinjve më premtues (Pedri, Ansu Fati e De Jong) e një rol si ambasador i ardhshëm i klubit për Pleshtin.
Pas një analize të kujdesshme të situatës ekonomike të klubit, Laporta do të jetë në gjendje të flasë me Leon për një bisedë vendimtare mes tyre. Duke parë krizën për shkak të pandemisë, e sigurtë se oferta e rinovimit duhet të kalojë përmes një reduktimi të pagesës, por presidenti blaugrana ka ndërmend të kompensojë shifrat e vendosura në tavolinë nga Psg me një project shumë më të gjerë.
Përvec investimeve që pëlqehen nga Leo si “Kun” Aguero apo David Alaba, numri 1 i ri i klubit do të bëjë edhe një goditje të madhe në merkato për të bërë më kompetitiv klubin: Erling Haaland.
Por nuk mbaron me kaq, sepse Laporta do ti garantojë Messi konfirmimin e lojtarëve të së ardhmes dhe të teknikut Ronald Koeman. Përvec garancive teknike, presidenti blaugrana ka ndërmend ti propozojë Messit një kontratë deri në Botërorin e Katar e një të ardhme të sigurtë: sapo të mbyllë karrierën si lojtar, për Pleshtin do të jetë gati roli i ambasadorit të klubit në botë.