Prishtina siguron fitore të madhe si mysafir i Trepçës

Prishtina siguron fitore të madhe si mysafir i Trepçës

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Trepçës me rezultat 80:85 (13:19, 19:19, 28:24, 20:23), në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, megjithatë, në dy minutat e fundit të çerekut të parë, Prishtina nga 13:10, hyn në një seri prej 0:9, duke përmbyllur këtë pjesë 13:19.

Bardhekaltrit ngritën epërsinë në periodën e dytë, ku më e larta ishte 20:31, por mitrovicasit shpejt rikthehen për 27:31, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 32:38.

Vendasit në periodën e tretë nuk u dorëzuan, duke shkrirë epërsinë e mysafirëve që shkoi deri në 10 pikë, duke barazuar shifrat në 57:57, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:62.

Lojë interesante u zhvillua edhe në 10 minutat e fundit, ku 5 minuta para fundit rezultati ishte 69:69, megjithatë, në momentet vendimtare të ndeshjes Sigal Prishtina u tregua më e kujdesshme dhe triumfoi 80:85.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga nëntë fitore dhe 14 humbje.

Te Trepça u dalluan Ivan Koljeviq me 20 pikë e 13 asistime, Drilon Hajrizi me 20 pikë e 18 kërcime dhe Stavros Toutzaiarkis me 14 pikë e 14 kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 24 pikë, 6 kërcime e 9 asistime, Fisnik Rugova me 17 pikë, Daniel Lekndreaj me 11 pikë e 12 kërcime dhe Tevin Mack me 21 pikë.

 

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Haradinaj: Vetëvendosja ka humbur mbështetjen, s’do të ketë më shumë se 25% të votave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke…

Abdixhiku: LDK është e vetmja parti që ka program politik, tjerët kanë vetëm broshura

Kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e vetme…

Ramadani: Në kampin Bondsteel është ndalur rryma, NATO ka reaguar jashtëzakonisht ashpër

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) ka zbuluar një detaj shumë të…

“Ka puls”, Granit Xhaka i del në mbështetje Gjestit

Futbollisti kosovar me pasaportë zvicrane, Granit Xhaka ka dalë publikisht në mbështetje të këngëtarit Besart…

Tahiri: Kurti nuk po don me fitu se po don me ikë nga përgjegjësia e Asociacionit

Besnik Tahiri nga AAK në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryeministri Albin Kurti nuk…

Rrahman Rama takon hendbollistët e klubit Trepça: Sporti dhe të rinjtë mbeten prioritet

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, zhvilloi një…

Abdixhiku: Asnjë tendencë korruptive në qeverisjen time nuk do ta tolerojë

Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar në emisionin “Rubikon”…

Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën në burg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka…