Bayern Munich fiton pa asnjë problem kundër Werderit të Rashicës
Bayern Munichu ka fituar me lehtësi me rezultat 3-1 si mysafir i Werder Bremenit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Bundesligë.
Leon Goretzka kaloi në epërsi fillimisht bavarezët me anë të një goli me kokë në minutën e 22-të, shkruan Periskopi.
Serge Gnabry dyfishoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 35-të, ndërsa për 3-0 realizoi Robert Lewandowski në minutën e 67-të, duke rrëmbyer pozitën e dytë në listën e top golashënuesve në histori të Bundesligës me 268 gola.
Krejt cka arriti të bëjë Werderi, i cili luajti me Milot Rashicën në fushë për 90 minuta, ishte të shënonte një herë përmes Fullkrug.
Bayerni tash kryeson në Bundesligë me 58 pikë, ndërsa Bremeni zë vendin e 12-të me 30 pikë. /Periskopi.com/