Zaha refuzon të përkulet para ndeshjes, nuk përkrah lëvizjen ‘Black Lives Matter’
Sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha u bë lojtari i parë në Premier Ligë që refuzoi të ulej në gjunjë përpara ndeshjes me skuadrën e West Bromit.
Që nga rifillimi i futbollit vitin e kaluar, lojtarët kanë treguar solidaritet me kampanjën ‘Black Lives Matter’, duke u gjunjëzuar para fillimit të ndeshjeve.
Zaha refuzoi të ulej në gjunjë për shkak se ka qenë i lënduar dhe se nuk pajtohet aspak me kampanjën ‘black live matters’
“Prindërit e mi më tregonin se duhet të jem krenar që jam i zi”, tha Zaha.
Ai shtoi se nuk do të vishte më këmishën e sloganit Black Lives Matter, duke thënë se ‘ndihet sikur është një shënjestër’.
Kjo ishte pjesë e një proteste globale për barazinë racore, e cila u ndez nga vdekja e George Floyd në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.