Cristiano Ronaldo del me reagim publik pas kritikave për paraqitjen e dobët kundër Portos

Cristiano Ronaldo del me reagim publik pas kritikave për paraqitjen e dobët kundër Portos

Cristiano Ronaldo nuk ka pasur shumë javë të vështira gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, por kjo nuk ka qenë një prej tyre.

Ai ishte i pashpresë derisa Juventusi u eleminua nga Champions League nga Porto, të martën mbrëma, transmeton Periskopi.

Ne thamë ‘i pashpresë’ por në fakt ai ka mundur ta ndihmonte skuadrën e vetë nëse nuk do ta kishte kthyer dhe nëse nuk do të kërcente sa ishte i pozicionuar në murin mbrojtës nga një goditje e lirë.

Gabimi i tij rezultoi me gol që eventualisht e eleminoi Juventusin.

p1f0lqt1ged811en7eg21tip1v1ql.jpg

Derisa Ronaldo sigurisht se mendon që ka mundur të bëjë më shumë në atë rast, kritikat kanë qenë vërtetë të tepruara.

Mediet italiane madje sugjeruan se ai ‘tradhtoi’ Juventusin. Fabio Capello e quajti gabim të ‘pafalshëm’, ish-sulmuesi i Juves, Nicola Amoruso sugjeroi se ai ”frikësohet se mos e godet topi në fytyrë sepse i intereson shumë dukja fizike,” derisa një tjetër ish-lojtar, Alessio Tacchinardi, tash tha se Ronaldo duhet të kërkojë falje që nuk foli.

Dhe tash Ronaldo ka thyer heshtjen përmes Instagramit, duke shkruar:

”Më e rëndësishme se rëniet që pësoni në jetë, është sa shpejtë ngriteni në këmbë… Kampionët e vërtetë nuk thyhen kurrë! Fokusi jonë tashmë është te Cagliari, në Serie A, në finalen e Kupës së Italisë dhe në gjithcka që ende mund të arrijmë këtë sezon.

p1f0lqu98210du1mc61oq991uilun.jpg

”E vërtetë është se e kaluara i përket muzeve, por fatmirësisht, futbolli ka kujtime… njejtë edhe unë! Historia nuk mund të fshihet, shkruhet secilën ditë me shpirt të skuadrës, përkushtim dhe shumë punë. Dhe ata që nuk e kuptojnë këtë asnjëherë nuk do të kenë lavdi dhe sukses.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: